Ministri i Bujqësisë, Faton Peci ka bërë të ditur se në mbledhjen e 178-të të Qeverisë është miratuar kërkesa e ministrisë për ndarjen e 12 milionë eurove shtesë për sektorin e bujqësisë.
Sipas tij, ky është viti i dytë me radhë pa obligime e borxhe ndaj fermerëve, shkruan Arbresh.info.
Rekord të rritjes ka edhe në sipërfaqe me të mbjella, bën të ditiur ai.
“Një rritje prej 63% për të mbjellat e vitit 2023 apo 66 mijë hektarë të mbjella vetëm me grurë, 42 mijë me misër, 35.5ha e rritjes së sipërfaqes për prodhimin e perimeve në sera ndërsa 142.22ha është sipërfaqja totale e ngritur për frutat manore, arrore dhe drufrutore.”, ka shkruar ai.
Ndër të tjera, Peci bën të ditur se është arritur record edhe në rritjen e eksportit për prodhime bujqësore dhe ushqimore për 29.4% krahasuar me vitin e kaluar në të njëjtën periudhë.
Ministri Peci ka falënderuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti për angazhimin si shef i Qeverisë për kontributin e qëndrueshmërisë së sektorit të bujqësisë./Arbresh.info/
Ikonat e futbollit në një vend, Ronaldinho, Kaka dhe Adriano...
IQMT rrit kontrollet dhe konfiskon produkte jashtë standarde...
Arrestohen tre persona të dyshuar për vjedhje në Prishtinë
Plani operativ “Stop Drogave” në Prishtinë/ Arrestohen 8 per...
Nafta në Kosovë me çmim të njëjtë si dje
Mbi 1,700 gjoba në një javë në rajonin e Ferizajt, policia k...