Qeveria e Kosovës ka aprovuar kërkesën e Ministrisë së Bujqësisë për ndarjen e mjeteve për kompensimin e dëmeve natyrore në 14 komunat e Kosovës si pasoj e reshjeve të mëdha të shiut.
Komunat të cilat përfitojnë nga këto mjete janë Deçan, Gjakovë, Junik, Kamenicë, Prishtinë, Vushtrri, Gjilan, Lipjan, Novobërde, Skenderaj, Rahovec dhe Podujevë, përcjell Arbresh.info
Në këtë rast, ministri i Bujqësisë, Faton Peci ka thënë se janë 386 raste do të jenë përfitues me mbi 1 milionë euro.
Ndryshe, në janar të këtij viti disa komuna në Kosovë janë përmbytur nga reshjet e mëdha të shiut duke u shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale. Ndër komunat më të prekura ishin, Skenderaj, Mitrovicë, Podujevë dhe Gjakovë./Arbresh.info
Si dyshohet se përfitoi para ish-drejtori i Financave në BKS...
Evakuohen 10 familje nga lagja 2 Korriku në Mitrovicë
BKS për aksionin e Prokurorisë ku u arrestua Sami Mazreku: ...
Shpëtohen pesë familje të ngujuara nga vërshimet në lagjen ...
Rrihen dy shtetas të Serbisë në një kafiteri të Kamenicës
Ministri i Brendshëm i Venezuelës thotë se 100 persona kanë ...