Qeveria ndalon hyrje-daljet në Klinë e Viti

21:16 | 13 Mars 2020
M. A.

Qeveria e Kosovës ka vendosur që hyrje-daljet në komunën e Klinës dhe të Vitisë të ndalohen.

Në mbledhjen e sotme është ndërprerë me efekt të menjëhershëm edhe transporti ndërurban në Kosovë.

Mbyllja e kufijve tokësorë që hyjnë në Kosovë, nuk vlen për qytetarët kosovarë.

Kurse nga 16 marsi do të ketë pezullim të përkohshëm i të gjitha linjave në aeroport, përveç atyre ushtarake dhe medicinale.

Shpërndaje në rrjete sociale