Kryeministri i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti, mori pjesë në ceremoninë e nënshkrimit të kontratave për financimin e projektit në kuadër të skemës së granteve, programit për rimëkëmbje ekonomike 2020, Masa 8, vlera e së cilës është 2 milionë euro, ndërsa përfitues janë 156 biznese, me rreth 500 punëtorë në kuadër të këtyre bizneseve, shkruan Arbresh.info.
Me këtë rast, Kryeministri Hoti theksoi se duke u bazuar në situatën e krijuar nga pandemia Covid-19, tash së fundmi bizneseve u janë shpërndarë 60 milionë euro, ndërsa në bujqësi janë dyfishuar subvencionet, pa lënë anash edhe mbështetjen për gratë në biznes, minoritetet dhe kategoritë e tjera në nevojë.
Kryeministri Hoti nënvizoi se, Qeveria e Kosovës deri më tani bizneseve u ka lëshuar mjete në vlerë prej 280 milionë eurove, ndërkaq bëri të ditur se për vitin e ardhshëm është paraparë një fond për rimëkëmbje ekonomike në shumë prej 182 milionë, por i cili do të rritet gjatë dy leximeve të buxhetit në Kuvend./Arbresh.info/
I dërguari i Trump në Grenlandë: Do të punoj që ishulli të b...
Specialja hedh poshtë kërkesën e Kadri Veselit për lirim të ...
Deklarim i rremë për ryshfet, arrestohet një person në Prish...
Rama reagon pas vdekjes së Shemit: Ishte imazh i gjallë i kr...
Kusari-Lila tregon arsyen e mungesës në fushatë: Babai im ës...
Vdes Shemi i grupit “Ilirët”