Në mbledhjen e 38-të me radhë të Qeverisë së Republikës së Kosovës të drejtuar nga Kryeministri Albin Kurti, që ishte mbledhje korresponduese, u shqyrtua dhe u miratua Projektligji për
Ratifikimin e Amendamentimit Nr. 1 të Marrëveshjes Financiare për IPA 2017, pjesa e parë, ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian.
Qëllimi i këtij Projektligji është ratifikimi i “Amendamentit Nr.1 të Marrëveshjes financiare për IPA 2017, pjesa e parë, ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian”.
Amendamenti ka për qëllim rialokimin e 2.3 milionë eurove të pashpenzuara dhe kursimeve, në kuadër të Instrumentit të Përafrimit me Acquis të Bashkimit Evropian dhe mundësinë e kontraktimit të
kësaj shume në kontratat ekzistuese brenda afatit kontraktual prej 3 viteve nga hyrja në fuqi e marrëveshjes./arbresh.info/
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...