Qeveria e Kosovës në mbledhjen e mbajtur këtë të shtunë, ka marrë vendim për miratimin e licencimit të profesionistëve të huaj shëndetësor për qëllime humanitare.
Ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi, e parashtroi kërkesën për plotësim-ndryshimin e udhëzimit administrativ për licencimin e profesionistëve të huaj shëndetësorë për nevoja të Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës.
Derisa tha se e konsideron të rëndësishëm këtë vendim, theksoi se përmes tij mundësohet të ofrohet më shpejtë edhe licencimi i profesionistëve shëndetësore që vijnë nga Lugina e Preshevës.
“Kemi nevojë për licencimin e profesionistëve të huaj për qëllime humanitare në Shërbimin Spitalor Klinik Universitar të Kosovës siç janë planifikuar intervenimet, trajtimet kardio-kirurgjike për fëmijë nga ana e tyre profesionale nga datat 7 deri 14 maj të vitit 2022”, deklaroi ministri Latifi.
“Konsiderojmë se është e nevojshme dhe e domosdoshme që të nxirret plotësim-ndryshimi i udhëzimit administrativ për licencimin profesionistëve të huaj shëndetësorë, duke tejkaluar proceduarat që përcaktohen me rregullore. Në udhëzimin administrativ për licencimin e profesionisteve të huaj shëndetësorë janë fuqizuar dispozitat e udhëzimit administrativ, po ashtu me këtë vendim mundësohet të ofrohet më shpejtë edhe licencimi i profesionistëve shëndetësorë që vijnë nga Lugina e Preshevës”, shtoi ai.
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...