Qeveria e Kosovës ka miratuar buxhetin për katër komunat në veri të vendit, Mitrovicën e Veriut, Zveçanin, Zubin Potokun dhe Leposaviqin.
Në mbledhjen e Qeverisë që u mbajt pasdite kryeministri Isa Mustafa, po ashtu ka folur edhe rreth keqpërdorimit të veturave zyrtare gjatë festës së 1 Majit.
Sipas Mustafës kjo dukuri nuk duhet lejuar ndërkaq ka kërkuar nga ministri i Punëve të Brendshme që herëve tjera këto vetura të ndalohen dhe nëse nuk janë të autorizuar që janë duke udhëtuar zyrtarisht të kthehen prapa.
Ndryshe për festën e 1 Majit janë parë shumë vetura zyrtare që kanë shkuar drejt vendeve fqinje, veçanërisht drejt Shqipërisë.
Kurti me akuza të rënda për opozitën: Zanatin e kanë të vjet...
Pacolli: Mungesa e konsensusit politik po e çon vendin drejt...
Deputetët dështojnë të zgjedhin presidentin e ri, Kuvendi sh...
Kosova në zgjedhje të jashtëzakonshme parlamentare
Kurti: Pas një qeverisje 5-vjeçare është rritur mbështetja p...
PDK: U mbrojt rendi kushtetues, zgjedhjet të caktohen sipas ...