Qeveria e Kosovës sot ka zhvilluar një mbledhje elektronike.
Siç njofton zyra e kryeministrit, në këtë mbledhje janë marrë tri vendime.
“Rialokuar 320,428.00€ për Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, në shërbim të zbatimit të Programit “Masat preventive – intervenime emergjente” nëpër komuna të ndryshme”.
“Miratuar vendimin për dhënien e pronës së paluajtshme, të konfiskuar me Aktgjykimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë PKR Nr. 1046/16, në shfrytëzim për Odën e Ndërmjetësuesve të Kosovës”.
“Aprovuar vendimin për të kërkuar nga Presidentja e Republikës së Kosovës dhënien e autorizimit për Ministrin e Financave, Punës dhe Transfereve, për nënshkrimin e Marrëveshjes së Kredisë ndërmjet Republikës së Kosovës, e përfaqësuar nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim për Projektin e trajtimit të Ujërave të zeza në Ferizaj”.
Kurti viziton Odën e Mjekëve të Kosovës
SHBA vlerëson dhe forcon Shërbimin Korrektues të Kosovës
FSK-ja forcohet për tri vende, ushtria e Kosovës këtë vit e ...
DHTIK mirëpret heqjen e bllokadave nga kompanitë transportue...
Dy të arrestuar në Arllat të Drenasit për lëndim të rëndë tr...
Një person gjendet pa shenja jete në Skënderaj