Qeveria e Albin Kurti në pak ditë të jetës së saj në pushtet, jo vetëm që u kujdes t’i dëmtoj marrëdhëniet Kosovë-SHBA, por ajo ka lënë edhe pa as një diplomat ambasadën e vendit tonë në Uashington.
Lufta frontale me deklarata ndaj qeverisë amerikane duke akuzuar të dërguarin e Presidenti Trup, Grenell për ndërhyrje në rënien e qeverisë nga kryeministri Kurti, është shoqëruar me një iniciativë të ministrit të jashtëm Konjufca për ta lënë Kosovën pa përfaqësim diplomatic në Uashington.
Siç mëson portali arbresh.info nga burimet brenda MPJ, pas ftesës së parë për ta tërhequr nga shërbimi i saj, Ambasadoren Vlora Citaku, ministri Konjufca është kujdesur që t’i tërheq edhe të gjithë diplomatët e tjerë duke e lënë Ambasadën pa përfaqësim.
Diplomatet Modesta Imeri, Frymëzim Isufaj, Rron Dumoshi tashmë kanë marrë ftesat për kthim në Kosovë – një praktikë kjo e pazakontë që Ambasada të mbetet në mëshirën e stafit lokal dhe pa ndonjë diplomat të akredituar pranë shtetit nikoqir.
Të vetëm punonjës momentalisht në Ambasadë pos stafit lokal, janë vetëm atasheu i FSK dhe ai i sigurisë.
Këto lëvizje të menjëhershme të ministrit Konjufca në raport me ambasadën mësohet në Uashington, se nuk janë parë me sy të mirë as nga rrethet diplomatike në Amerikë./arbresh.info
Sorensen shkruan për vizitën në Kosovë, kërkon rezultate të ...
Ambasada Britanike nderon viktimat e masakrës së Reçakut
Forca e Sigurisë së Kosovës nderon viktimat e Masakrës së Re...
Barça me vetëm një mungesë në ndeshjen e Kupës së Spanjës, d...
Turqia kundërshton veprimet ushtarake ndaj Iranit
KEK-u: Po operojmë me 5 njësi, energjia po prodhohet me kapa...