Qeveria Kurti nesër mban mbledhje, çfarë do të diskutohet

18:39 | 12 Maj 2020
Arbresh.info

Qeveria Kurti nesër pritet të mbajë mbledhje në ora 14:00, shkruan Arbresh.info.

Sipas njoftimit, në këtë mbledhje do të raportohet për 100 ditëshin e qeverisjes.

“Nga ministrat kërkohet që të jenë të gatshëm të raportojnë për të arriturat e tyre në jo më shumë se 3 minuta secili/a”, thuhet në njoftim.

Kujtojmë se sot bëhen 100 ditë që kur o formua Qeveria Kurti, ndërkaq gjysmën prej tyre Albin Kurti e kaloi si kryeministër në detyrë./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale