Shfuqizohet vendimi i Qeverisë Haradinaj për dy kyçje në një mbikalim në autostradën “Arbën Xhaferi”.
Anulimi i këtij vendimi u bë sot në mbledhjen e Qeverisë e cila është duke u mbajtur, me propozim të ministrit të Infrastrukturës dhe Ambientit, Lumir Abdixhiku.
Ministri ka thënë se kjo vlerë është gati 50 milionë euro, në një kontratë që ende nuk është nënshkruar.
Këtë vendim e ka mbështetur edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti duke thënë se duhet të ndalet kjo gjakderdhje financiare.
Vendimi i mbledhjes se Qeverisë të mbajtur më 28 maj 2019 kishte të bënte me zgjatjen e afatit të përfundimit të kontratës për ndërtimin e autostradës “Arbën Xhaferi” deri në fund të vitit 2020. Në pikën 2 sqarohej se kjo zgjatje e punëve po bëhej për të përfunduar ndërtimin e disa kyçjeve në autostradë./arrbesh.info/
Ambasada e SHBA-së në Bagdad sulmohet me raketë, goditet hel...
Kurti shtroi iftar për myftiun Tërnava
Therje me thikë në Prishtinë, policia jep detaje mbi rastin
Izraeli dhe Libani do të zhvillojnë bisedime pas përshkallëz...
Tri vetura përfshihen në një aksident në rrugën Prishtinë-Li...
BE: Serbia të zgjedhë mes Rusisë dhe Evropës