Qeveria e Kosovës ende nuk e ka marrë materialin që ka të bëjë me iniciativën për shfuqizimin e Gjykatës Speciale.
Shefi i Zyrës për Informim në Qeveri, Halil Matoshi, i ka thënë lajmi.net se ende nuk e kanë pranuar materialin zyrtarisht.
“Zyrtarisht materiali nuk është ende në Qeveri, posa ta marrim do të shqyrtohet dhe do të ndiqen gjitha procedurat e rregullta do të merren opinionet e tri dikastereve të involvuara në proces që janë Ministria e Integrimeve, Ministria e Financave për të parë a ka kosto financiare si dhe Ministria e Drejtësisë si sponsore e projektligjeve të natyrës së tillë dhe do të procedohet me afat optimal në Kuvendin e Republikës së Kosovës, ku dhe duhet të marrë epilog”, ka deklaruar Matoshi.
Ai ka shtuar se ende nuk është paraparë të mbahet ndonjë mbledhje nga ana e qeverisë lidhur me këtë çështje.
“Nuk ka mbledhje të paraparë njëherë pa u marrë zyrtarisht materiali nuk ka iniciativë në këtë aspekt, por në anë tjetër Qeveria ka një muaj ditë afat ligjor që të shqyrtojë këtë çështje”, ka përfunduar Matoshi.
Kryesia e Kuvendit të Kosovës dje vendosi që iniciativën për shfuqizimin e Speciales t’ia dërgojë Qeverisë./Lajmi.net/
Ja çka i ndodh trupit nëse flini me çorape
Era Istrefi elektrizon skenën e Big Brother VIP Kosova
Abdixhiku në Prishtinë: Zgjidhja për Kosovën është LDK
Upamecano mes Bayern Munich, Real Madrid e Paris Saint-Germa...
Goditi me thikë tri gra në Paris, policia franceze kap 20 vj...
Ish-komandanti i Forcave Detare të Shqipërisë: Banjska ndrys...