Gjatë kësaj jave pritet të miratohet Programi i Qeverisë së Kosovës, kanë bërë të ditur nga Qeveria e Kosovës.
Rozafa Kelmendi zëdhënëse në Qeverinë e Kosovës në një përgjigje për arbresh.info, ka thënë se janë në finalizim të programit, dhe pritet që gjatë kësaj jave ta miratojnë në Qeveri dhe më pas për ta dërguar në Kuvendit për diskutim dhe miratim.
“Jemi në fazën e finalizimit të Programit të Qeverisë së Republikës së Kosovës. Këtë javë presim ta miratojmë në Qeveri, për t’a proceduar tutje për miratim e për diskutim në Kuvend të Kosovës”, ka thënë ajo.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në mbledhje 26 prillit kishte kërkuar nga ministrat që deri më 28 prill ti dorëzojnë planet e tyre. Por, nëse i kanë këto plane janë dorëzuar nga të gjithë ministrat deri më tani, zëdhënësja Kelmendi nuk ka dhënë përgjigje.
Qeveria Kurti është kritikuar për vonesën e publikimit të Programit të Qeverisë, nga opozita dhe shoqëria civile.
Vonesa në publikimin e këtij plani nga opozita ishte vlerësuar si dëshmi i mungesës së vizionit nga Qeveria Kurti.
Ndërsa, sipas shoqërisë civile, sigurimi i vaksinës kundër Covid-19, rimëkëmbja ekonomike, sundimi i ligjit dhe luftimi i korrupsionit do duhej të ishin prioritet e kësaj qeverie. /arbresh.info/
Policia e konfirmon: Dy gra nga Shqipëria vdiqën në aksident...
Sulmuan dy zyrtarë policorë, arrestohen të dyshuarit në Zheg...
Një burrë gjendet i vdekur në banesën e tij në Prizren, poli...
Një grua u gjet e shtrirë në tokë pa shenja jete në Prishtin...
Hyrja në Vushtrri në drejtimin për Prishtinë, e bllokuar der...
Real Madridi përballë Barcelonës në gjykatë – akuzat marrin ...