Qeveria e Kosovës, në mbledhjen sotme ka aprovuar vendimin për dhënien e pronës së paluajtshme të konfiskuar në shfrytëzim për Komunën e Prishtinës, në të cilën do të vendoset familja shtatë anëtarëshe , njëherit edhe përfituese e skemës sociale.
Sipas ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu, Komisioni Rekomandues si Komision i Përhershëm Ndër-institucional, ka rekomanduar se kjo pronë e konfiskuar mund të jepet në shfrytëzim për Komunën e Prishtinës, e cila obligohet ta akomodoj familjen në fjalë për pesë vite, përcjell Arbresh.info.
“Familja në fjalë strehohet në një hapësirë aspak të përshtatshme për jetesë dhe të rrezikshme për anëtaret e saj. Kjo familje 7 anëtarëshe kanë vështirësi të mëdha financiare si dhe kanë një fëmijë me nevoja të veçanta”, tha ministrja Haxhiu.
Ministrja Haxhiu tha se si Ministri e Drejtësisë, së bashku me Komisionin do të sigurohen që pronat e konfiskuara t’u ofrohen kategorive që kanë më së shumti nevojë.
“Ky është një hap i vogël por shumë i rëndësishëm për këtë familje”, tha ministrja Haxhiu./Arbresh.info
BE kritikon Hungarinë pas vetos ndaj kredisë 90 miliardë eur...
Napoli merr një lajm të mirë sa i përket gjendjes së De Bruy...
Shi dhe erë e fuqishme, parashikimi i motit për nesër
Harry Bajraktari: Nuk kam ambicie për t’u bërë preside...
Universiteti `Ukshin Hoti` në Prizren merr akreditim institu...
Muriqi mbetet pa trajner, Mallorca shkarkon Arrasten