Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, në margjina të Forumit Strategjik të Bledit, është takuar edhe me Miroslav Lajčák, përfaqësues special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi dhe Ballkanin Perëndimor.
“U bisedua për marrëdhëniet ndërmjet Bashkimit Evropian dhe shteteve të Ballkanit Përendimor si dhe perspektivën evropiane të rajonit. Po ashtu, u bisedua për takimet e kaluara të mbajtura në Bruksel si dhe përgatitjet për takimin e ardhshëm ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”, thuhet në njoftim.
Kryeministri Kurti riktheksoi në takim se dialogu duhet të jetë i drejtë dhe parimor, në shërbim të qytetarëve të të dy vendeve dhe paqes e sigurisë së qëndrueshme e të përgjithshme.
Ai konfirmoi përkushtimin e Kosovës për agjendën e BE-së, ndërsa shprehu besimin se reformat e brendshme të Bashkimit Evropian dhe zgjerimet e jashtme janë të domosdoshme për njëra-tjetrën./arbresh.info/
Konjufca: Dezinformimi nga Rusia dhe Serbia kërcënon stabili...
Nis seanca gjyqësore për rastin “Banjska”
LDK mban konferencë për media
Bastisje në Skenderaj, policia sekuestron armë dhe mbi 700 f...
40 aksidente trafiku në 24 orët e fundit, mbi 2.300 tiketa t...
Përmbyset cisterna në autostradën “Ibrahim Rugova”, lëndohet...