Qeveria në mbledhjen e sotme ka marrë vendim për dhënien në shfrytëzim të pronave të evidentuara në emër të Republikës së Koosvës për nevoja të Ministrisë së Mbrojtjes dhe Forcës së Sigurisë së Kosovës.
Kurti tha se për të kontribuuar më tej në ngritjen e kapaciteteve operacionale të Forcës së Sigurisë së Kosovës, Ministria e Mbrojtjes ka paraparë që pronat e ish-Aeroportit të Dumoshit t’i jepen në shfrytëzim FSK-së.
“Pronat që kërkojmë t’i marrim në shfrytëzim janë prona të Republikës së Kosovës, në disa zona kadastrale si Dumosh – Podujevë, Radojevë – Podujevë, Kaqubeg-Podujevë, pra të Aeroportit të Dumoshit dhe Llukar Prishtinë. Këto prona janë të një rëndësie të veçantë strategjike për vendosjen e kapaciteteve ushtarake të vendit tonë, prandaj kërkoj miratimin nga ana e juaj”, tha Maqedonci./Arbresh.info
Rinumërohen 1,423 nga 2,557 vendvotime
Alexander-Arnold do të qëndrojë në Real Madrid
Rusia sulmon Ukrainën, ndërsa vazhdojnë bisedimet me SHBA-në...
Të dielën priten erëra të forta, Komuna e Prishtinës paralaj...
Francë: E vrau partneren para syve të fëmijës, Liridon Beris...
Zvicër: Kosovarit iu refuzua shtetësia në Aargau, por fiton ...