Qeveria i ndan 1.7 milionë euro për mbështetjen e këtyre bizneseve

11:48 | 20 Korrik 2022
A Z

Qeveria e ka miratuar vendimin për ndarjen e 1.7 milion eurove si mbështetje për skemën e grandeve për zanatet.

Ministri i Financave, Hekuran Murati në mbledhjen e sotme të Qeverisë ka theksuar se kjo shumë është në kuadër të Zbatimit të Pakos së Ringjalljes Ekonomike.

Ai ka thënë se këto të holla do t’i transferohen Ministrisë së Zhvillimit Rajonal./arbresh.info/