Me kërkesë të Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Avdullah Hotit, Qeveria është duke mbajtur mbledhje korresponduese\elektronike, shkruan Gazeta Sinjali.
Këto pika po shqyrtohen në këtë mbledhje:
1. Shqyrtimi i Propozim-vendimit për bashkë-dërgimin e Kontingjentit të Forcës së Sigurisë së Kosovës jashtë vendit me Gardën Kombëtare të IOWA-s, sipas ftesës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës (MM)
2. Shqyrtimi i Propozim-vendimit për ndarjen e mjeteve financiare në shumë prej njëqind mijë euro, mbështetje financiare për Republikën e Kroacisë me rastin e tërmetit (MPJD)
Të gjithë anëtarët e Qeverisë duhet të japin pëlqim ose koment në mënyrë elektronike përmes e-mailit./Arbresh.info/
Vuçiq mirëpret lehtësirat për serbët në Kosovë në kuadër të ...
Protestë në Jarinjë kundër zbatimit të ligjeve të Kosovës, p...
Ronald Araujo preferon largimin, Barcelona i vendos çmim të ...
Komandanti i KFOR-it kërkon drejtësi për sulmin në Banjskë: ...
Vdes filozofi gjerman Jurgen Habermas
OVL-UÇK kritikon Dhomat e Specializuara: Procesi është i një...