Qeveria e Albin Kurti në mbledhjen e saj të fundit kishte marr vendim që t’i mbuloj shpenzimet e Kartonit të Gjelbër për diasporën që vijnë në vendin tonë.
Por, kishte dyshime nëse këtë vendim do të vazhdonte edhe nga Qeveria e Avdullah Hotit.
Nga kabineti i kryeministrit Avdullah Hoti, për Arbresh.info, kanë thënë se qeveria Hoti do të vazhdojë të ekzekutojë këtë vendim.
“Qeveria Hoti do të vazhdojë që t’i mbuloj shpenzimet e Kartonit të Gjelbër për diasporën që vijnë në vendin tonë. Kjo pagesë do të bëhet për të gjithë qytetarët që vijnë nga diaspora dhe persona të huaj, për vitin 2020” kanë thënë nga zyra e kryeministrit.
Kujtojmë, që çmimet sillen prej 70 deri në 250 euro për një polisë sigurimesh një mujore, varësisht në cilën pikë kufitare mund të jetë blerë ajo.
Këtu mund të gjeni qendrën tuaj të votimit
Edon Zhegrova pas fitores ndaj Pisas: Forca jonë është grupi...
Polonia ndërton fortifikime me topa e mitralozë për të mbroj...
Radoniqi voton i pari në Pejë
Zgjedhjet e parakohshme, nisin votimet në Kosovën
Sa ishte numri i personave që votuan në 25 përfaqësi diploma...