Kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Nexhmi Rexhepi, priti në takim ambasadoren e Mbretërisë së Holandës në Kosovë, Karin Boven.
Sipas njoftimit të kësaj gjykate, Rexhepi e njoftoi ambasadoren Boven me rolin dhe funksionin e Gjykatës, për punën e deritanishme të saj, si dhe për zbatimin e praktikës gjyqësore të Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut në vendimmarrje.
Ai shprehu falënderimin e tij për ndihmën e vazhdueshme që Qeveria holandeze i ka ofruar Republikës së Kosovës në sektor të ndryshëm, e veçanërisht në sundimin e ligjit dhe zhvillimin demokratik, duke vënë theksin edhe në marrëdhëniet shumë të mira të bashkëpunimit me Gjykatën Supreme të Holandës.
Ambasadorja Boven konfirmoi nga ana e saj vazhdimin e mbështetjes së Qeverisë holandeze për institucionet e Republikës së Kosovës në forcimin e sundimit të ligjit në vend dhe shprehu gatishmërinë që të mbështesë Gjykatën Kushtetuese në avancimin e mëtejmë të kapaciteteve të saj profesionale me trajnime të specializuara./Arbresh.info/
Vrasja në Gjakovë, Spitali “Isa Grezda” njofton për të plago...
BE kërkon kompromis, thirrje për formim të shpejtë të instit...
Kërkohet paraburgim për dy persona të dyshuar për ryshfet në...
Osmani: Ky rezultat nuk është fundi i një gare, është vazhdi...
Kurti udhëton për në Austri
Fitore Pacolli: Deri tani janë larguar rreth 1500 ton mbetur...