Në Kuvendin e Kosovës pikë e rendit të seancës së sotme është edhe Shqyrtimi i parë i Projektligjit për Prishtinën.
Ministri Kujtim Gashi ne emër të Qeverisë së Kosovës ka ftuar deputetët e Kuvendit që ta votojnë ligjin për Prishtinën i cili është miratuar nga Qeveria.
Gashi tha se ky ligj është i një rëndësie të madhe, pasi që Prishtina si kryeqytet për herë të parë do të trajtohet me ligj të veçantë, i cili do të jetë në funksion të zhvillimit të gjithanshëm të kryeqytetit të Kosovës.
“Andaj duke pasur parasysh rëndësinë e këtij ligji’, ju ftoj që ta votoni”, tha Gashi./arbresh.info/
Habermas mbështeti bombardimet e NATO-s ndaj Serbisë
Trumpi thotë se SHBA-ja do ta hapë Ngushticën e Hormuzit me ...
Rihapet pikëkalimi kufitar në Jarinjë
Ambasada e Kosovës në Abu Dhabi kërkon nga qytetarët të njof...
Ligji për të Huajt, Rama bën apel për avancimin e Kosovës në...
Vuçiq mirëpret lehtësirat për serbët në Kosovë në kuadër të ...