Qeveria e Kosovës në mbledhjen e saj të rradhës ka marrë vendim për themelimin e grupit punues për vlerësimin e të gjitha aseteve që janë në pronësi të “Trepçës” si dhe përfshirjen e të gjitha aseteve fizibile në statutin e shoqërisë aksionare, “Trepça”.
Këtë e ka bërë të ditur përmes një shkrimi në Facebook edhe kryeministri Haradinaj, i cili është shprehur se grupet në fjalë do t’i përgjigjen sindikalistëve në trajtimin dhe ofrimin e zgjidhjeve për të gjitha çështjet sociale të ngritura nga minatorët.
Ky është postimi i plotë Haradinajt në Facebook:
“Në përpjekje të pareshtura për funksionalizimin e “Trepçës”, si kompani ligjore e aftë për të operuar në tregun botëror, Qeveria ka themeluar dy grupe punuese – teknike, për vlerësimin e të gjitha aseteve që janë në pronësi të saj, që ato të përfshihen në Statutin e shoqërisë aksionare “Trepça” dhe njëkohësisht t’u përgjigjemi sindikalistëve të këtij gjiganti në trajtimin dhe ofrimin e zgjidhjeve për të gjitha çështjet sociale të ngritura nga minatorët”./arbresh.info/
Japonezi Kira Kimura fiton medaljen e artë olimpike në hedhj...
Ndjekje si në filma nga Obiliqi deri në Veri, dy policë të l...
Në Shqipëri “Boxeri” përçoi elektricitet, lëndohet një fëmij...
Parashikimi i motit për nesër
Dhjetëra qytetarë protestojnë kundër Lojërave Olimpike Dimër...
Aksident trafiku në Prishtinë, përfundojnë në përleshje pesë...