Qeveria e Republikës së Kosovës me anë të një komunikate për media është e shqetësuar me informatat për vdekjen në rrethana të pasqaruara të 2 qytetarëve në Babimoc të Obiliqit.
`Qeveria kërkon nga organet e rendit që të ndriçohet ky rast sa më shpejtë që të jetë e mundur.
Poashtu, Qeveria e Kosovës fton të gjithë qytetarët që mund të kenë informata për rastin të bashkëpunojnë me organet e rendit.“thuhet në komunikatë.
Mbrëmë dy persona, një femër dhe një mashkull, janë gjetur të vdekur në një shtëpi në fshatin Babimoc të Obiliqit.
“Rreth orës 21:00 kemi pranuar një informatë se në një shtëpi në fshatin Babimoc të Obiliqit, gjenden dy trupa të pa jetë, një femër dhe një mashkull). Vdekjen e viktimave e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje”, tha Policia e Kosovës.
NATO: Ngushtica e Hormuzit duhet të hapet sërish
Spektakël pas pjesës së parë në Camp Nou, pesë gola të shënu...
Ndërpritet furnizimi me gaz i Irakut nga Irani pas sulmeve
Apeli ul dënimin për të akuzuarin për krime lufte nga 15 në ...
E dhimbshme: Vdes në moshë të re ish-zëdhënësja e FC Dritës
Shpëtohet familja kosovare e cila ishte bllokuar nga bora në...