Olaf Scholz do të jetë kancelari i ri i Gjermanisë.
Në një paraqitje nga Berlini, socialdemokrati bëri me dije se ai bashkë me demokratët e lirë FDP dhe Partinë e të Gjelbërve pas gati dy muajsh biseda arritën ujdi koalicioni.
Në marrëveshjen që ka 178 faqe jepen detaje për qeverisjen e tyre në katër vitet që vijnë e ku vëmendje i kushtohet edhe Kosovës dhe fqinjëve të saj.
“Ne mbështesim procesin e anëtarësimit në BE të gjashtë shteteve të Ballkanit Perëndimor. Për këtë është e nevojshme përmbushja e të gjitha kritereve dhe reformave të nevojshme. Në këtë kontekst, ne forcojmë shoqërinë civile dhe hapat e mëtejshëm të para-anëtarësimit. Gjëja tjetër që duhet bërë është hapja e kapitujve të parë të anëtarësimit në BE me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, pastaj jetësimi i liberalizimit të vizave me Kosovën dhe vazhdimin e bisedimeve me Malin e Zi dhe Serbinë”, thuhet në këtë marrëveshje, raporton KK.
Në dokument përmendet dhe dialogu Kosovë-Serbi që udhëhiqet nga Bashkimi Evropian.
Paraprakisht gjatë ditës, Olaf Scholz ishte pjesë e mbledhjes së qeverisë me kancelaren Angela Merkel ku ai ende është ministër i Financave.
Qeveria e re me kryeministër Scholz pritet të votohet më 6 dhjetor në Bundestag.
Me këtë veprim përfundon epoka 16 vjeçare e udhëheqjes së Gjermanisë nga Angela Merkel e cila për krejt këto vite u quajt “Gruaja më e pushtetshme e botës”.
Komuna e Fushë Kosovës anulon vendimin për shpronësim të pro...
FSK dhe ushtria britanike në trajnim të avancuar në Belize
Dy të vdekur nga një sulm palestinez në Izrael
IKSHPK bën thirrje për vaksinim kundër gripit sezonal
E rëndë: Rryma ia merr jetën një të riu në Malësi të Madhe
Gjermania po përgatit rregulla të rrepta për mediat sociale,...