Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Hykmete Bajrami, ka thënë kryeministri, Isa Mustafa, ka kërkuar vazhdimisht nga Ministria e Zhvillimit Ekonomik që çështja e furnizimit me energji elektrike të merret me seriozitet, si dhe të ketë bashkëpunim për sigurimin e financave rreth shpronësimit.
Ajo ka shtuar se “furnizimi me energji elektrike është një çështje që po trajtohet me seriozitet nga ana e Qeverisë”.
Ndërsa kreu i Odës Ekonomike të Kosovës, Safet Gërxhaliu, ka thënë se shqetësues është fakti se përkundër se kosovarët flenë nën miliardat e thëngjillit tash e 17 vjet nuk është bërë për ndërtimin e kapaciteteve rigjeneruese.
Ai ka kërkuar që energjetika të trajtohet më profesionalisht, siç ka thënë, “të depolitizohet dhe dekrimininalizohet”.
Ndryshe, drejtues të KEK-ut kanë paralajmëruar kolaps energjetik brenda dy javësh nëse nuk zgjidhet çështja.
Lojtari që kaloi shtatë sezone pa luajtur te Chelsea, edhe p...
Trump zotohet se do ta godasin Iranin “shumë fort” në ditët ...
Patriarku serb letër propaganduese Papës, Putinit e Trumpit:...
Kërkohet paraburgim ndaj 5 të pandehurve për bixhoz
Osmani priti në takim ambasadorin e Italisë, Maurizio Antoni...
IKSHPK: 6 vjet nga rasti i parë me COVID-19 në Kosovë