Qeveria e Kosovës, në mbledhjen e sotme, ka marrë vendim që organizatën “Hezbollah”, krahun e saj politik dhe atë ushtarak, ta shpallë si organizatë terroriste.
Kështu është bërë e ditur në njoftimin e zyrës së kryeministrit.
“Qeveria e Republikës së Kosovës, me qëllim të ruajtjes së sigurisë kombëtare, rajonale dhe globale, mbrojtjes së interesave shtetërore dhe pjesëmarrjes aktive në aleancat ndërkombëtare të luftimit të grupeve terroriste, ka miratuar vendimin që Organizatën Globale Terroriste “Hezbollah” krahun e saj politik dhe ushtarak, ta shpallë organizatë terroriste në territorin e Republikës së Kosovës” thuhet në njoftim.
Ky vendim obligon organet përgjegjëse të sigurisë në Republikën e Kosovës që në pajtim me praktikat ndërkombëtare të ndërmarrin masat e nevojshme për zbatimin e këtij vendimi.
Disa shtete, përfshirë Shtetet e Bashkuara të Amerikës, e kanë futur këtë organizatë në listën e organizatave terroriste. /arbresh.info
ASK publikon raportin ReKos 2024: Papunësia në Kosovë 13,9%,...
Festat e Bajramit rikthejnë jetën në fshatin pothuajse të br...
Mbrojtja e markave tregtare në Kosovë
Roma do të jetë një muaj pa mesfushorin kryesor
Tragjedia në Vjenë: Nesër varroset në Prizren njëri nga vikt...
Khamenei i ri sulmon Izraelin: Kreu sulmet në Turqi dhe Oman...