Shefi i kabinetit të Ministrisë së Jashtme në Qeverinë e Kosovës, Jetlir Zyberaj ka konfirmuar për Radion Evropa e Lirë, se kjo ministri e ka refuzuar kërkesën për vizitë në Kosovë drejtorit të Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq dhe sekretarit të përgjithshëm të presidentit të Serbisë Nikola Selakoviç.
Sipas Zyberaj, ndalesa është aplikuar për shkak të deklaratave të cilat nxisin tensionim të situatës.
Zëvendës drejtori i Policisë se Kosovës për rajonin e Mitrovicës Besim Hotit thotë për Radion Evropa e Lirë se policia është e obliguar të veprojë sipas urdhrit, gjegjësisht që të mos lejojë hyrjen e Marko Gjurqit në Kosovë.
Policia e Kosovës, thotë Hoti, sot vepron sipas planit të veçantë operativ.
Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq dhe sekretari i përgjithshëm i presidentit të Serbisë Nikola Selakoviç gjatë vizitës në Kosovë planifikonin të merrni pjesë në një debat me qytetarët në veri të Kosovës, rreth dialogut të brendshëm të cilin e ka nisur presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiq.
Gruda thotë se Limaj nuk ka bërë kërkesë për t’u bashkuar me...
Operacion i befasishëm në kufi – Policia e Kosovës kap ar të...
Rritet sërish çmimi i kurbanit në Kosovë
Kapet një kilogram marihuanë në një veturë në Llapushnik, po...
Ndërron jetë gazetari i sportit, Sami Ademi
Goditet rrjeti i trafikut të drogës