Qeveria në detyrë e Republikës së Kosovës ka ndarë të mërkurën një shumë prej 580 mijë eurosh për bashkëfinancimin e projektit për ndërtimin e shkollës së muzikës dhe muzeut në Preshevë – një komunë me shumicë shqiptare në jug të Serbisë.
Vendimi u mor gjatë mbledhjes së kabinetit qeveritar, ku ministri në detyrë i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, deklaroi se iniciativa erdhi pas një kërkese zyrtare nga Komuna e Preshevës.
Sipas ministrit Çeku, kërkesa është bazuar në dakordimin e mëhershëm ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Këshillit Kombëtar Shqiptar në Luginën e Preshevës.
Ai theksoi se ky bashkëfinancim përfaqëson “një ndër investimet më të rëndësishme për jetën kulturore të shqiptarëve në Luginën e Preshevës”.
Aksident trafiku në Prishtinë, përfundojnë në përleshje pesë...
Po vjen Xbox i ri
Qeveritë evropiane mbeten prapa në përdorimin e Al, tregon s...
A e dini se kur duhet të zëvendësoni peshqirët tuaj?
A keni mungesë apo tepricë hekuri? Ky test e tregon saktë
I doli emri 700 herë në dosjet e Epsteinit, Franca nis hetim...