Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Perparim Kryeziu, ka reaguar ndaj deklaratës së zëdhënësit të BE-së, Peter Stano i cili ka thënë se masat ndaj Kosovës do të hiqen kur të vendosin shtetet anëtare të Bashkimit Evropian, e jo Qeveria e Kosovës.
Kryeziu në llogarinë e tij në platformën X, ka publikuar dy fotografi, njëra shfaq përplasjen e protestuesve serb me KFOR-in vitin e kaluar, ndërsa në fotografinë tjetër shfaqet kryetari i Komunës së Zveçanit, Ilir Peci i cili është vendosur sot në objektin e Komunës, përcjell Arbresh.info.
Sipas Kryeziut, de-përshkallëzimi ka ndodhur prandaj duhet të hiqen masat.
“Rasti është i thjeshtë. BE-ja vendosi masa ndaj Kosovës b/c dhe na fajësoi padrejtësisht për përshkallëzimin që shkaktoi foton 1. Foto 2 paraqet kryetarin e Zveçanit duke dalë pa ndërprerje nga e njëjta ndërtesë. De-përshkallëzimi ka ndodhur. Prandaj, masat duhet të hiqen”, ka shkruar Kryeziu./Arbresh.info

The case is simple. The EU imposed measures against Kosova b/c it blamed us, unjustly, for the escalation that prompted photo 1.
Photo 2 depicts the mayor of Zveçan walking out of the same building uninterrupted.
De-escalation has happened. Hence, the measures must be lifted. pic.twitter.com/rPH7Gb2v5p
— Perparim Kryeziu (@KryeziuPerparim) May 2, 2024
Lexo edhe:
Stano: Për heqjen e masave, vendosin shtetet anëtare e jo Qeveria e Kosovës
Studimi: Pse të sharat mund të na bëjnë më të fortë
Mbi 20% e votave të numëruara, Kurti kalon 70 mijëshin ̵...
Endrick mban stërvitjen e parë me Lyon, i gatshëm për debuti...
Eurostat: Alarmante, 57.1% e shqiptarëve jetojnë në banesa t...
Putin nënshkruan dekretin për thirrjen e 260 mijë rekrutëve ...
Mbi 3 mijë persona humbën jetën duke tentuar të arrinin në S...