U mbajt takimi i Grupit Koordinues Ndërministror për të Drejtat e Njeriut në Republikën e Kosovës të organizuar nga Zyra e Kryeministrit/Zyra për Qeverisje të Mirë dhe të kryesuar nga Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti.
Në fjalën hyrëse të tij, kryeministri Kurti shprehu zotimin e qeverisë që secili qytetar të përfitojë në mënyrë të drejtë e të barabartë nga politikat e nga programi qeverisës. Ai tha se kjo do të arrihet nëpërmjet fuqizimit të rolit të gruas në shoqëri, ekonomi e trashëgimi, përmirësimit të cilësisë së mirëqenies të jetës së fëmijëve, garantimit dhe mbrojtjes së të drejtave të personave me aftësi të kufizuar, dhe përmirësimit të gjendjes së komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian.
Ndërsa theksoi se shteti ynë duhet të dëshmohet më së shumti aty ku nevojat janë më të madhe.
Në këtë takim u diskutua për domosdoshmërinë e koordinimit të mëtejmë mes institucioneve dhe organizatave, dhe angazhimin e përbashkët për të hequr paragjykimet, për të luftuar varfërinë, investuar në edukim, banim e punësim dhe për të rritur barazinë e mundësitë për jetë më të mirë./arbresh.info/
Haxhiu deklaron pasurinë, blen banesë 128 mijë euro
OVL e UÇK-së paralajmëron protestë për mosveprim ndaj ligjit...
Shtëpi, banesa dhe kredi/ Pasuria e Abdixhikut mbi 800 mijë ...
Osmani me prona brenda e jashtë vendit, të ardhura nga paga ...
Albin Kurtit i shtrenjtohet qiraja për 100 euro, i bien kurs...
Kosova dhe Shqipëria synojnë të bashkëprodhojnë pajisje usht...