Në mbledhjen e 270-të të Qeverisë së Republikës së Kosovës, ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, ka njoftuar se do të vazhdojë mbështetja për familjet me të ardhura të ulëta në pagesën e energjisë elektrike.
“Për mbrojtjen e konsumatorëve në energjinë elektrike, të gjitha ato familje që të ardhurat e katër anëtarëve janë më pak se 600 euro në muaj, një pjesë e energjisë elektrike subvencionohet nga shteti, drejtpërdrejt në faturë. Nuk ka ndryshuar kriteret nga hera e kaluar, dhe së shpejti do të hapet aplikimi,” tha Murati, shkruan Arbresh.info.
Ky subvencion është pjesë e Programit për Mbrojtjen e Konsumatorit të Cenueshëm të Energjisë Elektrike, që synon të lehtësojë barrën ekonomike për familjet me të ardhura të ulëta gjatë sezonit të dimrit.
Mbledhja e Qeverisë në detyrë, e udhëhequr nga kryeministri Albin Kurti, po vazhdon me shqyrtimin e disa pikave që përfshijnë ndihmat sociale, projektet infrastrukturore dhe programet për zhvillimin ekonomik./Arbresh.info/
LEXO EDHE
Sot nis zbatimi i Ligjit për të Huajt
Parashikimi i motit për sot, temperaturat deri në 18 gradë
Rahoveci 029 mposht Sigal Prishtinën, Ylli triumfon në Gjako...
Një 20-vjeçare nga Tetova ka pësuar lëndime të rënda pasi ka...
Franca kundër SHBA për dërgimin e anijeve luftarake në Ngush...
Nesër nis zbatimi i ligjit për të huajt