Nuk do të ketë rishikim të buxhetit këtë vit. Kështu ka vendosur Qeveria e Kosovës. Sipas tyre, buxheti deri tani është planifikuar mirë dhe nuk ka nevojë për rishikim, raporton KTV.
Por, me ketë qëndrim nuk pajtohet Komisioni për Buxhet dhe Financa. Kryetari i këtij komisioni, Lumir Abdixhiku, thotë se është i habitur me këtë vendim, pasi nuk e di se si do të bëhet mbulimi i shpenzimeve buxhetore pas shpenzimeve multimilionëshe.
Rishikimi i buxhetit për vitin 2017, ka kaluar me debate e shtyrje seancash në mungesë votash.
Ndërsa, këtë vit, qeveria nuk e ka fare në plan rishikimin.
Në një përgjigje të dhënë nga qeveri për KohaVisionin, thuhet se buxheti është planifikuar aq mirë sa nuk ka nevojë për rishikim.
Rishikimi i buxhetit nuk është obligim ligjor. Për këtë vit, buxheti është shumë mirë i planifikuar dhe nuk ka pasur nevojë të ketë rishikim. Të hyrat e përgjithshme janë brenda parashikimeve, shpenzimet janë në përputhje me planifikimin dhe nuk ka nevojë për rishikim.
Por, me këtë vendim nuk pajohet i pari i Komisionit për Buxhet dhe Financa, Lumir Abdixhiku.
Sipas Abdixhikut, vendimet e marra për ndarjen e milionave në mënyrë ad-hock dhe arbitrare gjatë këtij gjashtë-mujori, e kanë shtuar nevojën për rishikim të buxhetit.
Për ne mbetet e paqartë se si do të bëhet akomodimi i gjithë shpenzimeve buxhetore brenda buxhetit të tanishëm, pra pa parashikim. Ne nuk e kemi ende të qartë se si do të ndodhë akomodimi i pagave të qeverisë- 10 milionëve shtesë që shtohen nga vendimi për rritjen e pagave bërë vetes; i pagesës skandaloze të 53 milionëve të ndara pa mbulesë për Bechtel Enkan; e i shpenzimeve të tjera multimilionëshe që kjo Qeveri po i shpërndan.
Rishikim të buxhetit me urgjencë po kërkojnë komunat, të cilat po përballen me të njëjtën situatën për të dytën herë me radhë.
Kryetari i Asociacionit të Komunave të Kosovës, tregon se ky veprim i qeverisë po i dëmton projektet komunale.
Për këtë, ata i janë drejtuar qeverisë dhe Ministrisë së Financave edhe me kërkesë zyrtare, por që deri tani nuk kanë marrë përgjigje.
Ndarja e buxhetit për vitin 2018 është bërë më 31 tetor të vitit të kaluar, ku qeveria vendosi ndarjen e më shumë se 2 miliardë eurove, prej të cilave pritshmëritë ishin për një rritje ekonomike prej 4 për qind.
Por, ky buxhet ka paraparë shpenzime të rritura në paga, mëditje dhe në mallra e shërbime./KTV/
Kurti dhe Vitia nesër do të marrin pjesë në përurimin e hapë...
Reagon LDK: AGK nuk është subjekt politik dhe nuk i takon të...
Udhëheqësi Suprem i Iranit thotë se Ngushtica e Hormuzit duh...
Lideri i ri suprem i Iranit: Do hakmerrem për jetët e irania...
Presidenti Begaj dhe Sinani flasin për të drejtat e shqiptar...
Ky është çmimi i naftës dhe benzinës sot në Kosovë