Qeveria e Kosovës ka mbajtur sot mbledhjen e radhës.
Në këtë mbledhje u miratua plotësim-ndryshimin e Ligjit për të drejtat pronësore të shtetasve të huaj në Republikën e Kosovës.
Kurti tha se përmes këtij plotësim-ndryshimi, qytetarëve shqiptarë në Luginën e Preshevës iu mundësohet që të fitojnë të drejtën pronësore në Kosovë
“Jemi zotuar se do të mbështesin bashkëkombësit tanë në Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc si dhe që do ta avancojmë pozicionin e tyre juridik. Me propozimin e ri nga Ministria e Drejtësisë, qytetarët shqiptarë pra personat fizikë dhe juridikë nga ajo tretë, do të mund të fitojnë të drejta pronësore në Kosovë sipas kushteve të parapara me ligj duke përjashtuar në këtë rast parimin e reciprocitetit”, tha Kurti.
Kurse ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, tha se ligji aktual për të drejtat pronësore të shtetasve të huaj në Republikën e Kosovës përcakton se fitimi i të drejtës pronësore të shtetasve të huaj në Republikën e Kosovës bëhet mbi bazën e parimit të reciprocitetit.
“Por, duke pasur parasysh rrethanat dhe mungesën e raporteve bilaterale të Republikës së Kosovës me Serbinë, qytetarëve shqiptarë në Luginë me dispozitat e ligjit që është në fuqi iu bëhet e pamundur fitimi i të drejtës pronësore, pra e kanë të pamundur që të blejnë prona në Kosovë”, tha Haxhiu.
Haxhiu tha gjithashtu se përmes këtij ligji qytetarët e komunitetit shqiptar në Luginë do të përjashtohen nga kufizimet e reciprocitetit
“Prandaj, Ministria e Drejtësisë ka ndërmarrë nismën për plotësim-ndryshimin e këtij ligji, përmes së cilit ndryshim qytetarët e komunitetit shqiptar në Luginë do të përjashtohen nga kufizimet e reciprocitetit”, tha tutje ministrja./Arbresh.info/
LEXO EDHE:
Kurti numëron prioritetet e Qeverisë për këtë vit: Reforma pensionale, Vettingu, Këshilli i Evropës
Kurti priti në takim Schnetzer, diskutuan për zhvillimet akt...
Kërkohet paraburgim për 4 komisionerë dhe një kryesues të KK...
Normalizohet qarkullimi i mauneve në kufirin me Serbinë, pas...
Chiellini paralajmëron Juventusin për duelin me Galatasaray
Zjarri në Indi, 25 të vdekur dhe 27 të zhdukur pas shpërthim...
I arrestuari me urdhër të Prokurorisë Speciale është kryeshe...