Qeveria e Kosovës ka marrë vendimin për themelimin e këshillit të veçantë për organizimin e ceremonisë mortore për ish-kryeministrin e parë të Kosovës, Bajram Rexhepi, që ndërroi jetë mëngjesin e sotëm në një spital në Turqi, raporton arbresh.info.
Në fillim të kësaj mbledhjeje ata kanë mbajtur një minutë heshtjeje.
Në këtë këshill janë zëvendëskryeministri Hajredin Kuqi, Vlora Dumoshi, Haki Demolli, Skender Hyseni, Arsim Bajrami, Sokol Havolli, përfaqësues i familjes, kryetari i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri.
“Kosova ka humbë një personalitet, njeri të devotshëm, mjek të mirë, dhe aktivist i lirisë dhe pavarësisë,” është shprehur kryeministri Mustafa në këtë mbledhje.
Sipas tij, ish-kryeministri Rexhepi do të mbetet në historinë më të re të Kosovës si kryeministër i dal nga zgjedhjet e para të pasluftës duke kontribuar në agjendën shtetndërtuese.
Bajram Rexhepi ishte kryeministër i Kosovës në vitet 2002-2004, ai ka ndërruar jetë në moshën 63 vjeçare./arbresh.info/
Policia jep detaje për plagosjen në Skenderaj
Osmani nuk e përjashton rikthimin në LDK
Hasani: Deputetët nuk mund të detyrohen të qëndrojnë në sall...
Plagoset një person në Skenderaj
Vetëvendosje: Vendimi i Kushtetueses ndaloi një veprim të nx...
Rahovecit i ikën fitorja nga duart – Bashkimi triumfon pas v...