Në mbledhjen e sotme të Qeverisë së Kosovës, ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka propozuar themelimin e grupit të ekspertëve për draftimin e skenarëve për procesin e vetingut në sistemin e drejtësisë.
Ky propozim i ministres Haxhiu u aprovua me shumicë votash nga kabineti qeveritar.
Pas aprovimit të tij ministrja Haxhiu në një postim në Facebook ka shkruar se ky proces do t’ia kthejë paanshmërinë e barazinë drejtësisë e drejtësinë qytetarëve.
“Ashtu siç kemi kërkuar dhe siç jemi zotuar para qytetarëve në zgjedhjet e 6 tetorit së shpejti do të fillojmë me procesin e vetingut nga i cili proces do të dalim me sistem të drejtësisë kredibil, të besueshëm e të pavarur ashtu siç duhet ta ketë Republika jonë.
Ky proces do t’ja kthejë paanshmërinë e barazinë drejtësisë e drejtësinë qytetarëve.
Grupit të ekspertëve i uroj suksese dhe punë të mbarë”, ka shkruar Haxhiu.
Kyresues i këtij grupi do të jetë Qerim Qerimi. Anëtarë të tjerë do të jenë: Avni Puka, Fisnik Korenica, Visar Morina, Arbresha Loxha, Ehat Miftaraj, Ariana Qosaj-Mustafa, Arton Demhasaj, Kreshink Gashi, Kujtim Kërveshi dhe po ashtu do të ketë përfshirje edhe nga Këshilli Gjyqësor dhe Këshilli Prokurorial.
SHBA vendos sanksione të reja ndaj familjes së Presidentit v...
Mbahet sot në GJKKO seanca paraprake për Erion Veliajn, vend...
Faton Peci betohet sot si kryetar i Mitrovicës së Jugut
Sindikata e Re e KEK-ut proteston sot para korporatës
Policia dhe Ambasada Amerikane zhvillojnë sot ushtrim të për...
Parashikimi i motit për sot