Me vota të fshehta Qerim Qerimi kandidat nga Fakulteti Juridik është zgjedhur rekotri i ri i Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”.
Qerimi para votimit si rektor tha se synim do ta kenë edhe rishikimin e statuti dhe bashkëpunimin me studentët.
Ai më tej tha se rastet e plagjiaturave mund t’i zgjidhin përmes ndërhyrjes së profesorëve ndërkombëtar.
Për këtë pozitë kishin aplikuar: Sefer Avdijaj nga Fakulteti i Shkencave Matematike-Natyrore (FSHMN), But Dedaj nga Fakulteti Ekonomik, Ermir Rugova nga FSHMN, Qerim Qerimi nga Fakulteti Juridik, Sali Salihu nga Fakulteti i Bujqësisë dhe Ilir Tolaj nga Fakulteti Mjekësisë.
Këshilli Drejtues i Universitetit të Prishtinës kishte emëruar si ushtruese të detyrës së rektorit, Luljeta Plakolli-Kasumin, profesoreshë në Fakultetin Juridik.
Konkursi ishte shpallur pasi më 21 tetor 2022, ish-rektori Naser Sahiti ishte shkarkuar nga Këshilli Drejtues i UP-së, me arsyetimin se kishte treguar performancë të dobët dhe mospërmbushje të detyrave të menaxhmentit të lartë sipas përcaktimeve të ligjeve dhe Statutit në fuqi./eo
Normalizohet qarkullimi i mauneve në kufirin me Serbinë, pas...
Chiellini paralajmëron Juventusin për duelin me Galatasaray
Zjarri në Indi, 25 të vdekur dhe 27 të zhdukur pas shpërthim...
I arrestuari me urdhër të Prokurorisë Speciale është kryeshe...
Begaj takon sipërmarrësit grekë: Shqipëria ofron një terren ...
Arrestohet një zyrtar i dyshuar për keqpërdorim në prokurim ...