Një person rreth moshës 64 vjeçare ka mbetur i vdekur si pasojë e plagëve të marra nga qeni i tij në mëngjesin e së shtunës në Gjakovë.
Një dëshmitare bashkë me djalin e saj e kishte parë në gjendje kritike 64 vjeçarin A.B nga qyteti i Gjakovës. Ai rreth orës 7:00 të mëngjesit të së shtunës ishte kafshuar për vdekje nga qeni i tij në oborrin e shtëpisë.
Si pasojë e lëndimeve të marra në gjymtyrët e epërme të trupit si dhe gjakderdhjes së madhe 64 vjeçari ka ndërruar jetë në emergjencën e spitalit rajonal në Gjakovë.
Lajmin e ka konfirmuar për Express edhe zëdhënësja e policisë rajonale për Gjakovë, Lirije Podrimaj.
“Me datë 02.12.2017 në ora 07:00 nga Emergjenca e spitalit rajonal ,, Isa Grezda” në Gjakovë jemi informuar lidhur me një person pa shenja jete. Policia ka dal në vendin e ngjarjes dhe ka kuptuar nga dëshmitarët e rastit- familjarët e viktimës se i ndjeri A.B i moshës 64 vjeçar ishte kafshuar nga qeni i tij dhe si pasojë e lëndimeve kishte ndërruar jetë”, ka thënë ajo.
Trupi i viktimës u është dorëzuar familjarëve për procedurat mortore. Ndërkohë që vdekja po hetohet nga stacioni policor në Gjakovë.
“Të gjitha njësitet policore kanë bërë shikimin e vendit të ngjarjes dhe në konsultim me Prokurorin e shtetit trupi i viktimës ju është liruar familjarëve për kryerjen e ceremonisë mortore. Rasti është iniciuar si Hetim i Vdekjes dhe vazhdon të hetohen nga stacioni policor në Gjakovë”. /Express/
Përditësohen vlerat e skuadrave të Superligës në Transfermar...
Zbardhen dokumente të tjera, Trumpi udhëtoi të paktën 8 herë...
KQZ: Në natën e ndërrimit të moteve nuk do të ketë numërim v...
Shemi i ‘Ilirëve’ varroset nesër në varrezat në Arbëri në Pr...
Larry Thomas largohet nga Ylli
Gucati: Salih Mustafa keq me shëndet, babai në gjendje kriti...