Qëndron Kastrati udhëheq me komunën e Kamenicës që nga viti 2017.
Por, ai nuk ka diplomë universitare.
Sipas biografisë së tij të publikuar në faqe të komunës thuhet se Kastrati aktualisht është absolvent në Fakultetin e Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike pranë Universitetit të Prishtinës.
E në një intervistë dhënë për arbersh.info i pyetur nëse është afër diplomimit, Kastrati ka thënë se po kujdeset më shumë për çështje të përgjithshme.
I pari i Kamenicës ka thënë se “çka do që ka qenë personale ka mbet aty”.
“Gjithmonë kur ka qenë çështja për arritjet individuale dhe kontributi im për të përgjithshëm, asnjëherë për asnjë minutë nuk jam marrë me çështjet individuale në raport me të përgjithshëm. Unë tash e kam një mundësi që jam kryetar i komunës dhe e kam mundësinë të kontribuoj për shoqërinë dhe nuk më ka ra me u marrë me çështjet personale. Çka do që ka qenë personale ka mbet aty”, ka përfunduar ai. /Agnesa Çitaku /arbresh.info/
https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/274604540519779/
Ballkani transferon sulmuesin Ebrima Gaye
Universiteti i Prishtinës, përsëri lider i universiteteve sh...
FC Ferizaj huazon sulmuesin Ade Oguns nga klubi i njohur bel...
Nga Shqipëria ikën mbi 18 mijë të rinj brenda një viti
Kurti takon nxënësit nga Prishtina dhe Ulqini: Arsimi dhe di...
Masakër në një fshat në Nigeri, të paktën 162 të vrarë