Ndërkohë që Vlora Çitaku është propozuar për Ambasadore në SHBA dhe Leon Malazogu në Japoni, edhe emra të tjerë duket se janë përcaktuar për Ambasadorë të Kosovës.
Burime të Politiko.net kanë pohuar se tashmë janë konkretizuar disa emra të rinj për Ambasadorë, që pritet të intervistohen nga Komisioni Parlamentar për Punë të Jashtme, të cilët, nëse kalojnë këtë “test”, dekretohen nga Presidentja Atifete Jahjaga.
Kështu, Qëndrim Gashi është propozuar për Ambasador në Paris, Luljeta Vuniqi në Hungari, Albert Prenkaj në Panama, Skënder Durmishi në Mal të Zi.
Ajvaz Berisha, siç pohohet, është propozuar për Konsull të Përgjithshëm në Frankfurt.
Po ashtu, një femër nga LDK është propozuar për Ambasadore në Zvicër
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...
Kurti dhe Basha nesër marrin pjesë në nisjen e punimeve për ...
Qorrolli: Hamza e Abdixhiku thoshin që në takimet për Presid...
Mbyllet pjesa e parë, PSG po fiton në Munich
Nagavci: Qëllimi i PDK-së dhe LDK-së ka qenë të shkohet në z...