Qendra Edukative në kuadër të Ambasadës amerikane në Kosovë, ka prezantuar të hënën para studentëve dhe nxënësve të veriut të Mitrovicës, mundësi të shumta të studimit në nivelin themelor dhe master në SHBA, por edhe mundësitë e përfitimit të bursave.
Gjatë këtij prezantimi u ofruan informata të mjaftueshme rreth studimeve në Amerikë, ndërsa u garantua se të gjithë studentët e interesuar do të trajtohen njëjtë dhe pa dallime.
Mark Naylor, zëvendës drejtor për marrëdhënie me jashtë në ambasadën amerikane në Kosovë, tha se qëllimi i këtij prezantimi që ka filluar sot në veri të Mitrovicës dhe do të vazhdojë ditët në vijim në tërë Kosovën, është sensibilizimi për javën e arsimit ndërkombëtar.
Sipas tij, numri i studentëve nga Kosova që studiojnë në Amerikë është rritur për 52 për qind nga viti i kaluar.
“Ne do të flasim për mundësitë e studimit në Amerikë të nivelit themelor, por edhe të nivelit master. Kemi dashur të paralajmërojmë se numri i studentëve nga Kosova që studiojnë në Amerikë është rri tur për 52 për qind nga viti i kaluar, do të thotë ky është një lajm i mirë që kemi ardhur ta publikojmë…Momentalisht janë 170 studentë nga Kosova të cilët studiojnë në Amerikë”, ka thënë Naylor.
Cheryl Francisconi, koordinatore për arsim, u shpreh e lumtur me numrin dhe interesimin e studentëve për mundësinë e studimit në Amerikë dhe të përfitimit të bursave të ndryshme.
“Rrjeti ‘Education USA’ është një rrjet që vepron në tërë botën i cili ofron ndihmë dhe këshilla me shërbime falas për nxënës dhe studentë që duan të studiojnë në Amerikë…Jam e lumtur me numrin dhe interesimin e studentëve që kanë për mundësinë e studimit në Amerikë dhe të përfitimit të bursave të ndryshme…Departamenti i shtetit nuk ndanë numrin e studentëve në baza etnike, por vetëm në bazë të vendeve prej nga vinë”, theksoi Francisconi.
Në anën tjetër, Jovan Masllar, njëri nga të interesuarit për studime në SHBA, tha se prezantimet e tilla ndihmojnë shumë për mënyrën e studimit në Amerikë.
Ky prezantim është bërë në kuadër të Javës Ndërkombëtare të Edukimit, e cila do të vazhdoje edhe nesër e pasnesër.
Leonora shpërthen ndaj Dolces: Më shumë zë ti meshkuj aty se...
Gjendet 17-vjeçari i raportuar i humbur në Gjilan, është gje...
Alba kërkon të largohet nga Big Brother
Rama paralajmëron mbylljen e RTSH-së: Çdo opsion është në tr...
Bjellorusia miraton rregulloren e “bankës së kriptomonedhave...
KEK-u konfirmon daljen e A3-shit nga prodhimi, thotë se ësht...