Qendra Kombëtare e Kosovës për Transfuzionin e Gjakut ka shpallur tender në vlerë rreth 1 milion euro për furnizim me qese të gjakut, raporton Express.
Përmes njoftimit për nënshkrimin e kontratës të publikuar në faqen zyrtare të Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik, është bërë me dije se për të furnizuar këtë qendër me këto qese ka pasur shumë të interesuar.
Gjithsejt 36 kompani kanë dorëzuar ofertat e tyre për këtë tender. Por, në fund, fituese është shpallur kompania N.T “Medical”.
Vlera e përgjithshme e kontratës është 989 mijë e 432 euro.
Kontrata është nënshkruar më 22 prill të këtij viti.

SHBA-të hartojnë një plan me 15 pika për t’i dhënë fun...
Këto gjëra që i bëjmë në fundjavë mund të ndikojnë negativis...
Analistët: Konflikti në Lindjen e Mesme ndikon në ekonominë ...
Trump miraton vendosjen e më shumë se 1,000 ushtarëve shtesë...
Vuçiqi pretendon se iu ofrua Nobeli për njohje të Kosovës
Kurti kujton rezistencën heroike në Gllogjan