Shoqata Down Syndrome Kosova, qendra në Mitrovicë, ka hapur sot kuzhinën me qëllim të krijimit të mundësisë së punësimit për personat me sindromën down, si dhe gjenerimin e të ardhurave për ta.
Shqipe Breznica, udhëheqëse e projektit në kuadër të organizatës Help në Kosovë, ka bërë të ditur se në bashkëpunim me Qeverinë e Luksemburgut kanë mbështetur hapjen e kësaj kuzhine me pajisje të ndryshme në vlerë prej 7 mijë euro.
Sipas saj, ideja ka qenë mbështetja dhe promovimi i mirëqenies së personave me sindromën down.
Ndërsa Sebahate Beqiri, drejtoreshë ekzekutive në Shoqatën Down Syndrome, ka falënderuar donatorët duke thënë se përmes punës në këtë kuzhinë do të mbështeten personat me sindromën down në zhvillimin e aftësive të tyre profesionale.
Në anën tjetër, edhe Erëza, nxënëse e kësaj qendre në Mitrovicë, u shpreh e lumtur për hapjen e kësaj kuzhine, duke thënë se veç tjerash aty do të ketë edhe pica për të ngrënë.
“Jam gëzuar shumë që është hapur kuzhina. Do të ketë pica edhe sende tjera”, ka thënë ajo.
Ndryshe, edhe Kompania ‘Tici Mosaic’ ka përkrahur këtë qendër në vlerë prej 1 mijë euro në rregullimin e kësaj kuzhine.
Një pacient largohet nga Enti Special në Shtime, rasti po he...
Humb jetën 42-vjeçari gjatë një loje futbolli në Vlorë, dysh...
Shtirej si prokurore për të marrë para, arrestohet e dyshuar...
Kurti: Mërgimtarë të shumtë nga Zvicra po vijnë të na mbësht...
Mbi 100 aksidente brenda 24 orëve/ Një me fatalitet, dhjetër...
Japonia miraton buxhet rekord prej 58 miliardë dollarësh për...