ryetari i Komunës së Shtimes, Qemajl Aliu, ka dhënë sot betimin për mandatin e tij të dytë në krye të komunës, në një ceremoni ku ai u shpreh thellësisht mirënjohës për besimin e qytetarëve.
Në fjalimin e tij pas betimit, Aliu theksoi se besimi i dhënë nga qytetarët është një amanet i shenjtë që do ta mbajë me nder dhe përgjegjësi të plotë.
“Besimi që më dhatë për këtë mandat të dytë është amanet që do ta mbaj e ruaj me nderin më të madh. Vizioni ynë për transformim të Shtimes është aspirata jonë që do të vazhdojmë ta realizojmë me patjetër. Busulla e çdo veprimi nga ana jonë do të jetë kujtesa e sakrificës së dëshmorëve, martirëve dhe veprimtarëve të kauzës kombëtare. Unë zotohem që çdo vendim do të bëhet me fokus për të ardhmen e brezave që do të vijnë, për ta përmirësuar perspektivën dhe për t’i zgjeruar mundësitë për rininë tonë. Ne jemi Komunë e vogël, por me njerëz të mëdhenj e zemërbardhë, punëtorë dhe fisnikë, që i kanë dalur zot luftës dhe tani edhe paqes”, tha ai./arbresh.info
Policia e Shqipërisë arreston 3 shtetas të Kosovës të shpall...
“Është ekip i talentuar nga Ballkani, me elemente të mentali...
Dëm mbi 18 mijë euro, aktakuzë ndaj dy të dyshuarve për keqp...
Hoxha: Kosova mbetet prioritet absolut i Shqipërisë
Osmani i ankohet një qytetari: “Nuk po dojnë me m’bë preside...
Shiten të gjitha biletat e vëna në dispozicion për tifozët s...