Një 26-vjeçar ka qëlluar pa dashje me armë gjahu një 15-vjeçar në këmbë. Ngjarja u shënua në qytetin e Shkodrës, ditën e martë. 26-vjeçari A.D., po hetohet nga Prokuroria e Shkodrës, pasi dyshohet se plagosi në banesë me armë gjahu në këmbë 15-vjeçarin E.L.
Incidenti ka ndodhur nga pakujdesia, teksa i riu po mbante armën e gjahut teke tip “Bereta”. Adoleshenti ndodhet nën kujdesin e mjekëve në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Burimet thanë për NOA.al se, arma e gjahut ishte me leje, ndërkohë që u sekuestrua bashkë me 15 fishekë. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për Nenin 92 të Kodit Penal./Shekulli
Ekspozita e kontestuar: Pos Masakrës së Dubravës, pasaktësi ...
Pjetër Shala kërkon zgjatje afati te Specialja
Lirohen katër shqiptarët e arrestuar në Serbi
Skandali me masakrën e Dubravës, Rama ia pezullon lejen eksp...
Kushtetuesja rrëzon kërkesën e PDK-së për pezullimin e liber...
‘‘Respekto rregullat, ruaj jetën’’, Policia realizon fushatë...