Zhvillimet e fundit në Maqedoni, kanë shkaktuar shumë konfuzitet në gjithë rajonin e Ballkanit Qendror dhe atë Perëndimor.
Pasqyrimi, që Qeveria e Gruevskit po i bën rastit, duke mos dhënë informacione të plota dhe të qarta, ka nxitur spekulime në opinionin publik për skenarët e mundshëm, raporton KTV.
Drejtori i Qendrës Kosovare për Studime të Sigurisë, Florian Qehaja, është shprehur skeptik rreth mundësisë së riaktivizimit të UÇK-së, në Maqedoni.
Përveç që ka kritikuar qasjen e Tiranës dhe të Prishtinës zyrtare, Qehaja po ashtu ka thënë se nuk duhet përjashtuar mundësia e implikimit të Rusisë dhe Serbisë në tërë këtë situatë.
Reagimet e Shqipërisë dhe Kosovës, janë kritikuar edhe nga lëvizja “Vetëvendosje”, e cila nëpërmjet një komunikate shtypi të titulluar: “Kumanova digjet, e Qeveria e Kosovës krihet”, ka deklaruar për opinion se “…Prishtina dhe Tirana zyrtare kanë reaguar sikur të ishin në pozicionin e neutralitetit të diplomatëve të huaj, duke mos ndjerë kurrfarë përgjegjësie për mbrojtjen e shqiptarëve… Konsiderojmë që është i papranueshëm qëndrimi i faktorit shqiptar në Qeverinë maqedonase, ku BDI-ja u bën thirrje shqiptarëve që të mos bien pre e provokimeve, ndërkohë që vetë BDI-ja është në këtë Qeveri antishqiptare”.
Ndërron jetë gazetari i sportit, Sami Ademi
Goditet rrjeti i trafikut të drogës
Maqedonci në Turqi, diskutohet ndërtimi i industrisë së mbro...
Zyrtare: Formacionet e ndeshjes së dytë gjysmëfinale mes Bay...
Kurti përkujton Luan Haradinajn: Ra dëshmor në luftën e paep...
Trump optimist: Po shkon shumë mirë, Irani do marrëveshje