Qe 10 vite me gabimet e njëjta, KQZ nuk merr parasysh rekomandimet e monitoruesve tw zgjedhjeve

08:15 | 6 Qershor 2021 | Mira Avdimetaj

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve tash e 10 vite nuk po merr parasysh rekomandimet që Demokracia në Veprim u jep për procesin zgjedhor në Kosovë.

Në vjeshtë të këtij viti në Kosovë do të mbahen Zgjedhjet Lokale, dhe ende nuk janë përfillur disa rekomandime që mbikëqyrësit e procesit zgjedhorë i kanë evidentuar si probleme që ndikojnë negativisht në rezultatet përfundimtare, shkruan arbresh.info.

Eugen Cakolli, nga Demokracia në Veprim ka bërë të ditur për portalin arbresh disa nga rekomandimet e dhëna KQZ-së.

Ai thotë se problem kryesor vazhdon të mbetët dizajni i fletëvotimit, për të cilin është rekomanduar një i ri që sipas testimeve ka rezultuar më i suksesshëm.

“Rekomandimi kryesor që mund të adresohet  pa nevojën e ndryshimit ligjor është ndryshimi i dizajnit të fletëvotimit. Ka vite që kemi propozuar dizajnë të ri të fletëvotimit i cili veçse është testuar  me qytetar dhe ka rezultuar se kishte më pak vota të pavlefshme sesa që ka në formatin aktual”, deklaroi ai.

Po ashtu, problem është evidentuar edhe fushata e KQZ, e cila u cilësua si tejet e përgjithshme.

“Deri me tani ka qenë kritikë konstante për KQZ se fushatat e saja janë tejet të përgjithshme dhe të njëjtat duhet të përmirësohen si në aspektin vizual ashtu edhe përmbajtjesor. Fushatat të jetë i përshtatshëm për grupe specifike siç janë gratë, votuesit për herë të parë, votuesit me aftësi të kufizuar dhe ata në vende rurale”, ka thënë Cakolli në një prononcim për portalin arbresh.info.

DnV rekomandon KQZ që të fut në listë të zezë disa komisioner që kanë pas performancë jo të duhur dhe kanë shfaq tendenca për manipulim.

“Çështje tjetër është edhe puna e Këshillave të vendvotimeve të cilët në shumë raste janë vlerësuar negativisht si nga ne dhe komisionet ndërkombëtare. KQZ në këtë drejtim duhet të krijoj lista të zeza të komisionerëve për përformancën jo të duhur dhe tendencës për manipulim”, ka thënë ai.

E për KQZ çështja e votimit dhe identifikimit të votuesve biometrik vazhdon të mbetët problem për të cilin është ofruar një pilot projekt.

“Problem tjetër është edhe për votuesit elektronik, në këtë drejtim aktualisht nevojitet më shumë kohë për KQZ që ta bëj KD në nivel vendi por ne tashme kemi rekomanduar që të vijohet me një pilot projekt në zgjedhjet e tetorit duhet të zgjedh një Komunë apo një qendër të votimit ku do të testoj votimin biometrik të votuesve që kjo të zbatohet në zgjedhjet e ardhshme”, ka thënë ai.

E orari i zgjatur i punës së komisionerëve gjatë ditës së zgjedhjeve e më pas i numërimit po shihet si shqetësues ku mund të lëshohen gabime në numërimin e votave.

“Dhe çështja e nderimit të komisonierëve, ne kemi rekomanduar që KQZ të angazhoj komisioner të tjerë në ditën e numërimit që të evidentohet gabimet sepse ata qëndrojnë rreth 20 orë të angazhuar në provës e që rrit mundësinë për të pasur gabime njerëzore”.

E këto rekomandime ka tash e 10 vite që mbikëqyrësi i zgjedhjeve në Kosovë, Demokracia në Veprim është duke ia rekomanduar KQZ, por ato nuk po mirën parasysh edhe pse sipas Eugen Canollit mund të ndryshohen në legjislacionin sekondar të rregullave të KQZ./arbresh.info/

 

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara