Reshjet e mëdha të shiut që kanë filluar që nga mbrëmë kanë shkaktuar probleme serioze në qarkullimin e automjeteve në rrugën nacionale Prishtinë–Pejë.
Vështirësitë më të mëdha janë paraqitur në Sllatinë, ku niveli i ujit ka mbuluar pjesë të rrugës, duke pamundësuar qarkullim të rregullt. Probleme me grumbullim uji ka edhe në Llapushnik, ku sipërfaqja e rrugës ngjan me lumenj të vegjël, duke rrezikuar makinat që kalojnë.
Ekipet e emergjencës dhe njësitë për mirëmbajtjen e rrugëve kanë dalë në terren dhe po punojnë për të zhbllokuar pusetat, në mënyrë që uji të tërhiqet dhe trafiku të normalizohet sa më shpejt.
Qarkullimi aktualisht po zhvillohet me vështirësi dhe ngadalësime, ndërsa shoferët bëjnë thirrje të kenë kujdes të shtuar
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...