Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë kundër Qamil Ahmetit nën akuzën për kontrabandë me drogë.
Në një njoftim të Prokurorisë Speciale të Kosovës bëhet e ditur se Gjykata Themelore në Mitrovicë ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit Qamil Ahmeti.
I pandehuri dyshohet se pa autorizim ka shpërndarë, transportuar, dorëzuar, ndërmjetësuar dhe ka shitur substanca, të cilat janë shpallur me ligj si narkotikë.
Me këtë ka kryer veprën penale: blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotropike dhe analoge.
Aktakuza është ngritur nga një prokuror vendës i Prokurorisë Speciale të Kosovës, i cila i ka propozuar Gjykatës që pas administrimit të provave dhe përfundimit të shqyrtimit gjyqësor të pandehurin, për veprën penale që akuzohet, ta shpallë fajtor dhe ta gjykojë sipas ligjit./arbresh.info/
Cili lider partie ka humbur më së shumti vota deri më tani?
Rritet numri i gjobave në trafik
Donacioni prej 25 milionë eurosh nga Emiratet Arabe për ndër...
Ftohen mbi 100 zyrtarë për intervistim, dyshohen për manipul...
Dy vëllezërit shqiptarë autorë të shpërthimit me eksploziv n...
“E godita në tavolinë,” Trump zbulon pse kishte dorën e mavi...