Deputeti nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Rashit Qalaj, në Seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës, ka prezantuar rezolutën për “Shqyrtimi i Propozim-Rezolutës për mbështetjen urgjente financiare të Policisë së Kosovës”.
Qalaj tha se jo rastësisht Policia e Kosovës është institucioni më i besuar në Kosovë.
Deputeti tha se atyre duhet tu paguhet shtesa e rrezikshmërisë, pasi kjo ndikon në punën dhe vullnetin e tyre, duke shtuar se puna e tyre është e rrezikshme.
“Jo rastësisht Policia është institucioni më i besuar në vend, puna e policit është punë më e rrezikshme në vend, në sektorin publik policive i është ndaluar shtesa e rrezikshmërisë, që në të kaluarën e kanë marrë, kjo ndikon ë vullnetin e tyre dhe në punën e përditshme”, tha Qalaj.
Ai foli edhe për pensionimin e parakohshëm të Policëve, duke thënë se shumë prej tyre vuajnë nga disa sëmundje të ndryshme, dhe më e drejta për ta është që ata të pensionohen para kohe./Arbresh.info/
8 Marsi – shënohet Dita Ndërkombëtare e Gruas
Verifikohet respektimi i afatit tremujor për veturat me targ...
Irani shkatërron sistemin kryesor të radarëve mbrojtës të SH...
Moti sot me diell, temperatura arrin në 16 gradë
Trepça fiton dramën ndaj Vëllaznimit, triumfon në çastet e f...
Parashikimi i motit për nesër