Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa ka vendosur të pranojë për hetim 24 ankesa të kandidatëve për deputet të subjekteve politike për zgjedhjet e 11 qershorit.
Kryeshefi i sekretariatit të PZAP-së, Mul Desku, ka thënë se nga 65 ankesa sa kanë pranuar gjithsejtë, 24 kanë vendosur t’i hetojnë, ku do hapen 30 kuti të votimit.
Ai tha se pret që brenda ditës të përfundohet i gjithë procesi, pasi kanë angazhuar tri ekipe për ta kryer këtë hetim.
Sipas tij, të hënën pasdite do t’i bëjnë publike vendimet për të gjitha ankesat e pranuara.
Përndryshe, Me së shumti ankesa në PZAP kanë parashtruar kandidatët e koalicionit PDK-AAK-Nisma, me gjithsejtë 22 ankesa, derisa, koalicioni LDK-AKR-Alternativa me 19 ankesa.
Spanja mbyll hapësirën ajrore për avionët amerikanë që sulmo...
Ademi pret delegacionin turk para ndeshjes finale
Ylli ia beson detyrën e trajnerit Endrit Elshanit deri në fu...
Shpërthejnë polekimat në Bosnje, ‘spiuni’ italian shfaqet në...
Kandiq për ekspozitën: Është problematike që të paraqitet se...
Bordi i Paqes e mirëpret angazhimin e Qeverisë së Kosovës pë...